Mediat serbe raportojnë shkarkimin e Shkëlzen Gashit

Ashtu siç raportuan dje për deklaratat e tij se disa persona qe thirreshin në emër të UÇK ka vrarë civilë serbe, mediat serbe kanë raportuar edhe sot për Shkëlzen Gashin, pas shkarkimit të tij nga posti i këshilltarit prej kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Mediat në Beograd sot e kanë cituar statusin e Kurtit në Facebook , ku ai lajmëroi për shkarkimin e Gashit.

“Tha se UÇK-ja ka kryer krime, shkarkohet”, është titulli i “B92”, njërit prej mediumeve më të mëdha në Serbi.

Për këtë zhvillim ka shkruar edhe gazeta tjetër serbe, “Danas”, e cila po ashtu ka cituar fjalët e Kurtit në statusin e tij për shkarkimin e Gashit.

Gashi u shkarkua nga pozita e këshilltarit politik pas deklaratave të tij për UÇK-në, ku tha se pjesëtarë të saj kanë kryer krime lufte, dhe se janë përgjegjës për zhdukjen e rreth 1 mijë civilëve.

Një deklaratë e tillë ka shkaktuar debat të ashpër në opinion, pasi që deklarata të tilla ka pasur edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi kur morri pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB më 2018.

Pas shkarkimit të Shkëlzen Gashit, pritet që e tërë vëmendja tani të bartet tek Hashim Thaçi. Ndiqeni videon në vijim:

//KosovoInsights