Melania i “lutet” Trump-it ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve pas mposhtjes nga Biden

Rezultatin e zgjedhjeve, ku Joe Biden tani edhe zyrtarisht ka triumfuar si President i ri i SHBA-ve, ende nuk e ka pranuar presidenti aktual Donald Trump, megjithatë është bashkëshortja e tij Melania, ajo që i ka kërkuar ta pranojë humbjen e zgjedhjeve, shkruan “Kosovo Insights”.

Mirëpo, ata që po e nxisin Trump për të zvarritur pranimin e reales, janë djemtë e tij dhe aleatët.

 

Djemtë e tij Donald Jr dhe Eric, u kanë kërkuar aleatëve të vazhdojnë presionin dhe ata kanë shtyrë republikanët dhe mbështetësit të refuzojnë publikisht rezultatet edhe kur CNN dhe media të tjera projektuan fitoren e Biden të shtunën.

Pavarësisht presioneve, një gjë është e sigurt Joe Biden është Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.//KosovoInsights