Sot U.d. Ministër i Punëve të Brendshme , Xhelal Sveçla ka shkarkuar Kryeshefen e Inspektoratit Policor të Kosovës.
Ky vendim erdhi pas analizës së gjetjeve nga dy raporte: Raporti me rekomandime për Mbikëqyrje të zbatimit të ligjit për IPK-në, hartuar nga Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës; dhe Raporti i Auditimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme të vitit 2018. Po ashtu kam marrë parasysh edhe letrën e rekomandimeve nga Avokati i Popullit Nr. 683/2019 lidhur me çështjen “Agron Hasanaj kundër Inspektoratit Policor të Kosovës”. – shkruan Xhelal Sveçla.
U.d MPB konstaton se ka shkelje të ndryshme në menaxhimin e IPK-së ku edhe rekomandon shkarkimin e znj. Kelmendi.
Postimi i tij i plotë :
//KosovoInsights