Ministri kërrcënon për maska, reagon KMDLNJ.

Një një postim në Facebook, ministri Zemaj ka kërcënuar se do të përdoret forca e ligjit për ata që nuk përdorin maska dhe nuk i përmbahen rekomandimeve tjera të IKSHPS-së, duke njoftuar se inspoktoratet e ndryshme, qëndrore dhe komunale, do të përkujdesen pë zbatimin e gjobave.

I menjëhershëm ishte reagimi i KMDLNJ-së ku i bën thirrje qeverisë të mos kërcënojë por të sigurojë maska pa pagesë për qytetarët pasi që jo të gjithë kanë mundësi të sigurojnë maskë 1 euro për veten dhe familjarët. Gjithashtu bën thirrje të mbështetet më shumë sistemi shëndetësor mbi të cilin po bie barra kryesore.

“Të rrallë janë ata që kanë mundësi që për një maskë mbrojtëse për një përdorim të paguajnë nga 1 euro për vete dhe nga 1 euro për çdo anëtar të familjes. Në vend të kërcënimit duhet të krijohet një mundësi që qytetarët të furnizohen me masa mbrojtëse pa pagesë. Në Kosovë nuk është shpallur gjendje e jashtëzakonshme prandaj nuk ka mundësi të përdoren mjete të jashtëzakonshme juridike e që nuk janë të rregulluara me ligj”, thuhet në reagim.

KMDLNJ apelon qytetarët t’i përmbahen rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e situatës dhe kërkon nga Qeveria e Kosovës të përkrahë më shumë sistemin shëndetësor mbi të cilin po bie barra kryesore në luftimin e pandemisë.”