Ministri në detyrë Arben Vitia nuk do të dorëhiqet

Burime të afërta të Kosovo Insights në Ministrisë së Shëndetësisë konfirmojnë se Ministri në detyrë Arben Vitia nuk do të dorëhiqet nga posti i ministrit.

Dorëheqja i’u kërkua nga liderët e partive opozitare të cilat janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit që ta formojnë qeverinë.

Dorëheqjen prej postit të ministrit të shëndetësisë nuk pritet që ta jap ministri në fjalë për shkak të lavdatave për punën e tij që ka bërë në parandalimin e COVID-19, si dhe për nevojën që situata edhe më tej të administrohet nga një njohës i fushës së mjekësisë dhe aftësisë menaxheriale.

Arben Vitia ish drejtor i Drejtorisë së shëndetësisë në Komunën e Prishtinës pati arritur që t’i rifunksionalizoj dhe t’i renovoj qendrat e mjekësisë familjare në kryeqytet.

Ministri Vitia sot gjatë një konference për media kishte bërë të ditur se ndjehet i pikëlluar me vdekjen e 26 vjeçarit nga Gjilani, ai i kishte bërë thirrje policisë dhe prokurorisë që të mirren me rastin dhe ta konsiderojnë si rast me prioritet duke ju kërkuar zbardhjen e shpejt të rastit dhe angazhim më të madh. – shkruan Kosovo Insights.

Arben Vitia sot është sulmuar nga të gjitha parititë politike opozitare të cilat kishin kërkuar me ngulm dorëheqjen e tij pas rastit të ndodhur dje tek konviktet apo vendin që tashmë po përdoret si karantinë për qytetarët që vijnë nga jashtë vendit, masë kjo për parandalimin dhe shpërndarjen e Covid-19 e ndërmarrë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës.

Sipas burimeve të Kosovo Insights, Arben Vitia nuk do të jap dorëheqje sepse ai është i domosdoshëm në përgjegjësitë e tij si ministër, sidomos në parandalimin dhe luftimin e Covid-19.

Ju kujtojmë se përgjegjës për karantinën tek konviktet është caktuar që nga fillimi i karantinimit zëvendës Ministri i Shëndetësisë që vjen nga rradhët e LDK-së, Izet Sadiku.

Sot në një sondazh me pyetjen “A duhet të jap dorëheqje Ministri në detyrë Arben Vitia?” të realizuar në faqen e Facebook-ut të Kosovo Insights, votuan mbi 34 mijë qytetarë, 94% e votuesve u përgjigjën me jo. Më poshtë e gjeni sondazhin: //KosovoInsights