Ministri Reka në vetizolim, dyshimet ngriten që shofer i MIE ishte kontakti me Covid1-19

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka njoftuar se është vetizoluar pasi që ka pasur kontakt me një person të dyshuar me Covid-19. Njëjtë si Kryeministri Kurti ka vepruar edhe Ministri i Integrimeve Evropiane në detyrë, Blerim Reka, pasi që zyrtari i infektuar punone në këtë ministri.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. “Po përveç Kryeministrit, jemi vetizoluar edhe kabineti i tij pra stafi i ngushtë, Ministri i Integrimeve së bashku me kabinetin e tij”, ka thënë Kryeziu.

Tutje ai shtoi se të dyshuarit për COVID-19, pra zyrtarit të Ministrisë së Integrimeve Evropiane i janë marrë mostrat dhe janë në pritje të rezultateve të cilat do të dalin sot nga IKSHP. Gjithashtu Kryeziu theksoi se ende nuk janë bërë analizat e stafit të Kryeministrit apo këtij të fundit, pasi që fillimisht priten rezultatet e zyrtarit të MIE-së. “Në qoftë se del pozitiv të gjithë ata që kanë pasur kontakt me zytrtarin në fjalë duhet të testohen.

Puna është duke vazhduar ani pse jo në zyre por të gjithë jemi duke kryer punët nga shtëpia pra në vetizolimi”, tha Kryeziu tutje. Gjithashtu Zëdhënësi i Qeverisë, tregoi se do të bëhet edhe dezinfektimi i hapësirave të punës së kryeministrit si dhe të Ministrisë së Integrimeve.

Siç mëson gazetarët e Kallxo. com dyshimet janë se një shofer i Ministrisë së Integrimeve ka pasur kontakt me një të infektuar me coronavirus. Për shkak se më pas i njëjti ka pasur kontakt edhe me Kryeministrin Kurti por edhe me Ministrin Reka, të njëjtit janë vetizoluar deri në rezultatet të cilat do të dalin nga IKSHP për zyrtarin./Burimi kallxo. com