Ministria e Punëve të Jashtme: E pavërtetë që Pacollit iu anulua leja për aterim

Shefi i Kabinetit i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka përgenjështruar deklaratat e Deputetit Behxhet Bacolli mbi moslënien për të ateruar në Republikën e Kosovës.

“Është e pavërtetë që deputetit të Kuvendit të Kosovës i është anuluar leja për aterim në Aeroportin e Prishtinës.” ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se para ligjit të gjithë janë të njëjtë, edhe ata që udhëtojnë me aeroplan privat edhe dikush që vjen me autobus. Leja për aterim lejohet por trajtim të veçantë s’mund të marrë deputeti Pacolli.

“Por, është e pamundur që Qeveria aktuale të bëj diskriminim të shtetasve të saj. Megjithëse sistemi aktual ekonomik e pamundëson që të jemi të barabartë, prandaj dikush vjen me aeroplan privat e dikush me autobus, para ligjit të gjithë jemi të njëjtë dhe para se gjithash në kohë pandemie shëndeti publik ka rëndësi mbi të gjitha dhe rregullat e vendimet e organeve përkatëse shëndetësore duhet të respektohen. Pra, leje për aterim ka. Por, vullnet për trajtim të veçantë jo.”

Gjatë ditës Pacolli kishte thënë se nuk u lejua që të ateroj në Prishtinë dhe duke thënë se qasja e Qeverisë është diktatoriale.

Megjithatë, sikur secili qytetar tjetër që vjen nga jashtë vendit edhe Pacolli duhet të karantinohet për 2 javë.