Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia dhe dështimet e Ish-Ministrave të Shëndetësisë në dekadën e fundit

Më 3 shkurt 2020, në krye të Ministrisë së shëndetësisë erdhi Arben Vitia, ish drejtor i Drejtorisë së shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.

Arben Vitia i njohur për suksese të mëdha në hapjen, rifunksionalizmin dhe renovimin e Qendrave të mjekësisë familjare në Komunën e Prishtinës gjatë pozitës së tij si udhëheqës në shëndetësinë primare në kryeqytet është vlerësuar si një nga sukseset e qeverisjes së komunës së Prishtinës. Kujtojmë që këto Qendra ishin të lëna pas dore nga udhëheqësia e kaluar e kryeqytetit.

Sukseset në menaxhim Vitisë nuk i munguan as në udhëheqjen e Ministrisë së Shëndetësisë në kohën më kritike të vendit, pandemia Covid-19 që ende është prezente në të gjithë botën, ku preku edhe Kosovën. Me të u lajmëruar rastet e para, menaxhimi i mirë i situatës nga Ministri Vitia bëri që numri i të infektuarve të bie në (KAQ RASTE SOT TE FUNDIT I MARRIM). Situata e brishtë e krijuar nga Covid-19 dhe kapacitetet e hendikepuara të sistemit shëndetësor në Kosovë pa një menaxhim të mirë të situatës mund të vinin para një situate kritike. – shkruan Kosovo Insights.

Vitia u falenderua nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të cilën thuhej: ” Duke iu falenderuar të gjithë profesionistëve shëndetësorë dhe punëtorëve mbështetës, zyrtarëve policorë, kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës, zyrtarëve komunal, ministrave dhe partnerëve nga BE e SHBA ne jemi duke u përpjekur të parandalojmë shpërndarjen e virusit.

 

Së fundmi, Arben Vitia si ministër i Shëndetësisë u shpall personi i muajit Prill, me votat e qytetarëve në emisionin Debat Plus të televizionit Dukagjini.

1. Uran Ismaili

Dështimet dhe skandalet në Ministrinë e Shëndetësisë përgjatë katër qeverive të Republikës së Kosovës.

Në kohën sa ishte Ministër, Uran Ismaili, kishte dështuar të kalonte Ligjin për Shëndetësinë dhe Ligjin për Sigurimet Shëndetësore. Ai kishte ardhur me premtimin se do të implementonet ligjin për Sigurime Shëndetësore qysh në vitin e parë të PAN qeverisë pra, më 2018. Kanë kaluar plotë 3 vite që nga premtimi i dhënë nga Ismaili dhe qytetarët e Kosovës nuk e kanë një ligj për sigurimet e tyre.

 

Ai kishte premtuar edhe se do implementone edhe Sistemin Informativ Shëndetësor gjë që nuk u realizua asnjëherë. Ismaili kishte ardhur me premtime të mëdha por në të cilat dështoi plotësisht.

Viti 2018 kur me Ministrinë udhëhoqi Uran Ismaili i PDK-së, ishte viti kur ikën më së shumti specialistë nga Kosova dhe kjo u pa mjaftë shqetësuese nga ana e qytetarëve e vendit. Vetëm në muajt Janar dhe Shkurt të 2018 kishin ikur 110 specialistë mjekë e infermierë. Ata kishin nënshkruar kontrata me shtetin gjerman. Një ndër arsyet e ikjes së mjekëve e infermierëve nga Kosova ishin pagat e ulëta dhe kushtet jo të mira të punës. Ikjen e këtyre specialistëve e kishte potencuar Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës.

Degradimin e sistemit shëndetësorë në Kosovë nuk e filloi Uran Ismaili , mirëpo vazhdoi degradimin e tij. Në foto shihet kur Ismaili ishte Ministër i Shëndetësisë dhe kërkonte nga qytetarët që të blihen gjërat bazike të cilat duhej të ishin në spital.

Ish ministri për këtë çështje në emisionin “Zyra e Ankesave” në TV Dukagjini kishte thënë se mjekët po ikin si shkak i planeve të tyre afatgjata.

“Problemi i ikjes së personelit shëndetësor nuk është i menjëhershëm. Ata kanë bërë plane afatgjata për këtë largim duke pasur një ofertë shumë më të mirë jashtë vendit”, kishte thënë Ismaili.

Zëvendësministër i Shëndetësisë në kohën e qeverisë së PAN-it ishte zgjedhur Agim Çaka, pavarësisht se ai e ka një gjobë prej 7 mijë euro për shkak se kishte mbajtur një barnatore të palicencuar që nga viti 2014.

Uran Ismaili nuk e kishte mbajtur as premtimin se do t’i punësonte specialistët e Psikologjisë të cilët ishin ankuar dhe kishin protestuar lidhur me shkeljen e të drejtave të tyre dhe pamundësinë për tu punësuar.

“Pritjet tona thjeshtë domethënë ne jemi lodhur me këto pritje dhe tashmë në njëfarë forme ne kemi mbetur në rrugë, atëherë i kemi drejtuar një kërkesë publike ministrit Ismaili, mos ta kujtojnë kërkesën publike tonën si çfarëdo interpretimi tjetër, përveç interpretimit që ne kemi nevojë për punësim dhe institucionet kanë nevojë për specialistë të Psikologjisë Klinike.” kishte thënë psikologu Imri Zabeli.

Ish-Ministri Ismaili kishte premtuar se në vitin 2018 do të fillonte ndërtimi i Spitalit të Prishtinës, projekt ky që nuk u realizua dhe as nuk filloi ndonjëherë.

“Në vitin 2018 do ta shohim lopatën e parë, do të fillojmë themelet e spitalit të Prishtinës”, kishte thënë Ismaili për EO.

Në periudhën kur Ismaili ishte Ministër i Shëndetësisë, më 2017, kishin ndodhur vdekja e 3 pacientëve që dyshohet se kishin vdekur si shkak i gazit oksidul. Ndërsa, Nehat Baftiu, drejtor i Klinikës së Anestezionit kishte hedhur dyshimet se ky rast kishte të bënte me krim të organizuar me qëllim dëmtimin e QKUK-së.

“Që katër vjet furnizohemi nga një burim i gazit dhe problemi është se në atë dhomë duhet me pas kamera. Sikur të kishte kamera do të mund ta shihnim nëse dikush ka mundur të bëjë ndonjë krim”, ishte shprehur Baftiu për gazetën Shneta.

Në kohën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, ishte punësuar motra e tij në Bankën Qëndrore të Kosovës, ku drejtor ishte Bedri Hamza tashmë shef i Grupit Parlamentar të PDK-së.

Ai më 2019, në një emision televiziv e kishte arsyetuar punësimin duke thënë se motra e tij e meritonte vendin e punës.

“Nëse nesër një familjar i juaji do të konkurrojë për një vend punë në ndonjë pozicion tjetër, a do të diskriminohet për faktin se është familjar me ju” “Nuk e ndiej veten mirë sepse, pavarësisht ka pasur apo jo kualitete, si politikan nuk mund ta mbrojë motrën time sepse gjithçka bëhet politike”, tha ai.

 

 

2. Imet Rrahmani

Edhe paraardhësi i Uran Ismailit, Ish-Ministri, Imet Rrahmani, nga rradhët e koalicionit PDK-LDK (2014-2017), kishte ardhur me premtime të mëdha por i cili kishte dështuar që të reformonte Shëndetësinë.

Imet Rrahmani, kishte dështuar që të funksionalizoj Sistemin Informativ Shëndetësor e gjithashtu, dështoi të aktivizoi sistemin e Sigurimeve Shëndetësore të cilin e kishin premtuar qysh në vitin e parë të mandatit PDK-LDK.

Gjithashtu, ish ministri do të njihet edhe për menaxhimin e dobët të Ministrisë së Shëndetësisë, mosfunksionalizimin e Odave Mjekësore dhe futjen e Spitalit Privat Amerikan në hapësirat e QKUK-së, çështje për të cilën kishte reaguar Federata e Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës.

Më 2015, Rrahmani kishte ndërhyrë në Udhëzimin Administrativ në mënyrë që spitali privat Amerikan të legalizohej.

Sipas një hulumtimi të KDI-së, më 2018, Rrahmani i hoqi kompetencat e prokurimit SHSKUK-së duke e kthyer atë nën kontrollin politik të Ministrisë së Shëndetësisë, gjithashtu shkarkoi Bordin drejtues të SHSKUK-së në mënyrë që të kapej më lehtë shëndetësia. – transmeton KosovoInsights.

Bordi i Rrahmanit u shkarkua pastaj nga Ministri i PAN-it, Uran Ismaili, me gjasë për tu rikapur nga subjektet që ishin në pushtet, pra, nga PAN-i.

3. Ferid Agani

Gjatë udhëheqjes së M. Sh. nga ana Ferid Aganit i cili ka qenë ministër i shëndetësisë në kabinetin qeveritar të Hashim Thaçit., u zbulua skandali me stentat apo siç ndryshe njihet rasti “Stentat”.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kishte ngritur aktakuzë kundër 64 të pandehurve, në mes tyre edhe ndaj Ferid Aganit, ish-ministër i Shëndetësisë dhe Gani Shabanit sekretar i kësaj Ministrie. Gjykata Themelore në Prishtinë më 24 prill 2019 i ka shpallur fajtorë Ferid Aganin dhe Gani Shabanin, me akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe përfitimeve të paligjshme, lidhur me rastin e njohur si “Stentat”. Për këtë vepër penale, Agani ishte dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim efektiv, ndërsa i akuzuari tjetër, Gani Shabani me 2 vjet burgim efektiv.

Dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit nga ish-Ministri ishte në vlerë prej 4,555,553.00 euro. Ky rast është njëri prej rasteve të shënjestruara për liberalizim të vizave. Rast i cili e dëmtoj Kosovën në procesin e liberalizimin e vizave. //KosovoInsights