Ministria e Shëndetësisë: Nuk kishim asnjë kërkesë zyrtare nga Deputeti Pacolli

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar, pas deklaratave të Deputetit të Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, ku ai kishte thënë se nuk u lejua që të ateroj në Aeroportin “Adem Jashari’. 

Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare nga ato që përmenden prej z. Pacollit dhe se për të gjithë rastet e kthimit do aplikohen masat e njëjta.

“Nga mediat u njoftuam me ankesat e Kryetarit të AKR dhe njëherësh deputetit të Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli. Deri më sot në Ministrinë e Shëndetësisë nuk ka mbërritur asnjë kërkesë zyrtare për asnjë nga ato çka përmenden në reagimin e z. Pacolli. Siç kemi konfirmuar ditën e djeshme për rastet e kthimit të shtetasve të Republikës së Kosovës aplikohen masat e njëjta. Pavarësisht pozicioneve që kanë qytetarët tanë përpara çështjeve të shëndetit publik trajtohen jo nga pozita por sipas kritereve të paracaktuara shëndetësore. Po ashtu, nuk jemi të njoftuar me asnjë praktikë nga vendet e përparuara ku dikush për shkak të pozitës nuk i nënshtrohet kritereve të parandalimit të përhapjes së pandemisë.”

“Reagime të këtij lloji përçojmë mesazhe të gabuara tek qytetarët tanë të cilët po zbatojnë me korrektësi rekomandimet e institucioneve.” ka përfunduar në njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë.