Ministrja Hajdari kërkon që vendimet e Bordit të Telekomit të protokolohen sa më shpejt

Bordi i Telekomit, dje ka marrë vendim për të shkarkuar kryeshefin ekzekutiv të ndërmarrjes publike, Bedri Istrefin. Në vend të tij tani ushtruese e detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit, do të jetë, Burbuqe Hana.

Ndodhë për herë që parë që ndërmarrja publike “Telekomi” të udhëhiqet nga një grua. Siç duket, kjo pozitë ishte rezervuar vetëm për burra me lidhje politike që e quan këtë ndërmarrje buzë falimentimit.

Për skandalet në këtë ndërmarrje publike është raportuar shumë herë. Që nga punësimet e anëtarëve të partive që ishin në pushtet, e deri tek korrupsioni i lartë që e kishte kapluar, humbjet e mëdha si shkak i keqmenaxhimit dhe quarja drejt falimentimit.

Mirëpo, ky avaz duket se tashmë do të ndalet nga Bordi i Përkohshëm i Telekomit dhe Ministrja Hajdari. Vendimi për shkarkimin e Kryeshefit Ekzekutiv, Bedri Istrefi, ka tensionuar situatën në Telekom. Ky i fundit në një konferencë për media ka bërë thirrje që të mos zbatohen vendimet e Qeverisë Kurti dhe të Bordit të Përkohshëm duke thënë se ky bord është i militantëve me shirita të kuq. Ai në një intervistë të dhënë në KTV, ka vazhduar duke thënë se nuk do ta respektoj këtë vendim dhe se do të ngrisë kallëzim penal për Ministren Hajdari dhe Bordin.

Mirëpo, Ministres Hajdari nuk i është bërë vonë dhe ajo në një email (siguruar nga Ballkani.info) drejtuar zyrtarëve të “Telekomit” ka kërkuar protokolimin e menjëhershëm të vendimeve të marra nga Bordi i Telekomit.

“Ju lutem që vendimet e marrura dje nga drejtorët e Bordit të Telekomit, të protokolohen sa më shpejt sot! Sepse, dje u informova nga  Njësia Monituruese për NP, ndër të tjera, se ende nuk janë protokolluar vendimet” ka shkruar ajo në email.