Ministrja në detyrë firmosë vendimin për krijimin e Institutit për hulumtim të krimeve të luftës

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka nëshkruar sot vendimin për krijimin e ekipit punues, i cili do ta përgatisë analizën për themelim të Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Firmosjen e këtij vendimi Haxhiu e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook.

Në kuadër të këtij statusi ajo ka treguar se detyrë e ekipit do të jetë përpilimi i një studimi të argumentuar për themelim të mekanizmit, që do të merret me hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Krahas kësaj, si tregon Haxhiu, ky ekip do të identifikojë edhe “praktikat e mira të krahasueshme dhe të pasqyrojë elementet dhe specifikat që mund të përfshihen në rastin e Kosovës”.