Miratohet projektbuxheti për vitin 2021 me 2.4 miliardë euro

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës, ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2021 prej 2 miliardë e 412 milionë euro.

Duke folur për buxhetin, Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami potencoi se ekonomia e vendit deri në fund të vitit 2020, pritet të tkurret në 6.7 përqind, por vitin e ardhshëm pritet të ngritet në 5.2 përqind.

“Duhet ta kemi parasysh se po përballemi me një sfidë të pazakontë, si rezultat i saj nuk kmei arritë t’i adresojmë të gjitha kërkesat e ministrive, organizatave buxhetore sepse situata pandmeike ka imponuar të marrin vendime agresive për ta tejkaluar atë. Në bazë të zhvillimeve ekonomike e fiskale deritani dhe pritshmëritë e ecurisë së tyre deri ën fund të viti sipas vlerësimeve ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2020 pritet të tkurret me rreth 6.7 për qind. Efekti negativ i pandemisë mendohet se ka arritur kulmin në tremujorin e dytë të 2020 si rezultat i mbylljes së aktiviteteve ekonomike”, tha ajo.

“Gjatë 2021 ekonomia e Kosovës pritet të rritet me rreth 5.2 për qind duke u rikthyer në nivelet e ngjashme të regjistruara pas krizës pandemike. Megjithatë parashikimet janë të rrethuara me pasiguri të larta”.

Në projeksionet e buxhetit për vitin e ardhshëm u përfshinë edhe disa projekte nga ministri i Ekonomisë, Blerim Kuqi.

Ndërkaq, me kërkesë të ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi në këtë buxhet u përfshi edhe ndërtimi i autostradës së Dukagjinit.