Mirret vendimi nga Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuse i ka dhënë të drejtë presidentit Hashim Thaçit për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, për dyshime që dekreti ishte antikushtetues, kishte pezulluar përkohësisht zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri për formimin e qeverisë së re Kosovës deri me 29 maj. – transmeton Kosovo Insights. Vendimin mund ta lexoni këtu.

Tani bëhet e ditur nga Gjykata Kushtetuese që dekreti i Hashim Thaçit është kushtetues dhe e ka të drejtë që ta nominoj Avdullah Hotin mandatar për formimin e Qeverisë së Re, pas mocionit të suksesshem të mosbesimit ndaj kryeministrit tashmë në detyrë Albin Kurtit.

Sot Vetëvendosje gjatë ditës mbajti provën e protestës që do të mund të mbahej gjatë pandemisë nëse dekreti do të vlersohej kushtetues.

Po ashtu është bërë e ditur që populli do ta shprehë paknaqësinë dhe kundërshtimin ndaj vendimit ‘antikushtetues’ përmes një proteste masive, të organizuar nga Vetëvendosje, kundër Hashim Thaçit dhe Gjykatës Kushtetuese. //KosovoInsights

Vendimet nga seanca shqyrtuese e mbajtur më 28 maj 2020