Momenti kur Hashim Thaçi u deklarua njejtë si Shkelzen Gashi

Gjatë natës së mbrëmshme e ditës së sotme ka pasur mjaftë reagime të ashpëra pas deklaratave të Shkelzen Gashit, në një emision Televiziv. Ai gjatë ditës së sotme u shkarkua nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Megjithatë, deklarata sikur të Shkelzen Gashit kishte dhënë edhe vet Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi.

Deklaratat e Shkelzen Gashit u bën në një emision televiziv lokal, kurse, deklaratën e Presidentit Thaçi e ka dëgjuar e gjithë bota, sepse ishte thënë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ai në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më 17 Dhjetor 2018, ishte deklaruar se mund të ketë ndonjë ushtar të UCK-së që ka devijuar nga fisnikëria e luftës. Hashim Thaçi me deklaratën e tij kishte fajësuar ushtarët e UCK-së për krimet e pretenduara në civilët serb.

“…në të njëjten kohë nuk e kontestoj që ndonjë luftëtar ka devijuar nga fisnikëria e luftës së lirisë”

Kujtojmë që Presidenti i vendit në vitin 2016 ishte përkulur edhe para varrezave serbe në të cilat shkruhej “Viktima të terroristëve shqiptarë”.

Për dallim nga Presidenti Thaçi, Ministri i Punëve të Jashtme, Konjufca, dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB, kishte shtangur homologun e tij Ivica Daçiq kur i kishte përmendur zhdukjen e filozofit shqiptar Ukshin Hoti, në burgjet e Serbisë.

“Ku është Ukshin Hoti? Ai ishte në duart e institucioneve të shtetit serb. Si profesori Hoti, ka edhe 1.646 persona të tjerë. Shteti dhe shoqëria e Kosovës duhet ta dinë se ku është Ukshin Hoti! Ku janë 1.646 të pagjeturit e Kosovës?” kishte thënë Konjufca. //KosovoInsights