MSNBC flet për suksesin e Qeverisjes në Kosovë kundër pandemisë COVID-19

VIDEO

Qeveria e Kosovës edhe pse në detyrë, arriti që suksesshëm ta menaxhojë pandeminë e COVID-19.

E këtë sukses nuk e ka mohuar as platforma televizive Amerikane MSNBC, ku ka raportuar për suksesin e Kosovës ndaj pandemisë globale.

“Kjo krizë, përveç tjerash është edhe një lloj prove e qeverisjeve globale” – thuhet në lajmin e pregaditur nga MSNBC.

Më tutje flitet për shtetet e para që me sukses e kanë parandaluar përhajpen e virusit, ku lakorja është zbritur krejtësisht e të cilat po regjistrojnë pak raste të reja të infektuara. – përcjell Kosovo Insights.

Në këto vende bëjnë pjesë : Andorra. Australia, Austria , Butani, Kamboxha, Kina, Kroacia, Kuba, Xhibuti, Estonia, Greqia, Islanda, Xhamaika, Jorania, Kosova, Latvia, Lebanoni, Litenshtajni, Lituania, Luxemburgu etj.

E këto vende MSNBC i quan fituese. //KosovoInsights