Murati: Po dojnë me ndryshu ligjin me këtë projektligj që fodnet e AKP-së me i bë rrush e kumbulla

Dy çështje të cilat preken nga Projektligji për rimëkëmbje ekonomike dhe që do shkaktonin “dëm të pariparueshëm është çështja e trustit dhe fondet e AKP-së, ka deklaruar Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati.

“Është puna e trustit, cënohet parimi i paprekshmërisë së një isnitucioni të pavarur dhe e dyta, bëhet fjalë për fonde të AKP-së. Këta po dojnë me ndryshu ligjin me këtë projektligj që fodnet e AKP-së me i shfrytëzu edhe për mallra dhe shpenzime, me i bë rrush e kumbulla. Kjo është dëm afatgjatë sepse këto fonde nuk rigjenerohen më. Kur është bë rishikimi i buxhetit kam kërku prej qeverisë me i nda kategoritë dhe ku do i dërgojnë ato para, kanë refuzu”, tha ai.

Sipas Muratit Qeveria e ka pasur hezitimin të tregojë se si do shpenzoheshin paratë me këtë projektligj, ndërsa shton se përmendet çështja e gastronomëve, por nuk ndihmohen kategori të tjera.Ai ka thënë se përmes këtij projektligji nuk synohet të ndihmohen gastronomët dhe nuk mbron punëtorët edhe pse ky sektor ka qenë më i prekuri nga pandemia.//KosovoInsights