Nagavci: Thaçi është aty për të shkelur Kushtetutën

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë se Kosova nuk ka president fare.

Përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Hashim Thaçi mban pozitën e presidentit për të shkelur Kushtetutën kundër Vetëvendosjes.

Ajo thotë se ai gjithashtu qëndron në këtë pozitë për t’i kontrolluar disa deputetë të PDK-së që i nevojiten LDK-së, derisa përmend, Isa Mustafën, Agim Veliun e Avdullah Hotin.

“Presidenti Thaçi nxitohej e ia dërgonte nga dy letra në ditë Kryeministrit në detyrë Kurti. Çka u bë tash që po heshtin e po presin?? Në fakt, Kosova nuk ka President fare. Thaçi është aty për ta shkelur Kushtetutën kundër VETËVENDOSJE!-s dhe për t’i kontrolluar disa deputetë të PDK-së që i nevojiten LDK-së, përkatësisht Mustafës, Veliut e Hotit”, ka shkruar ajo.