Themeluesja e Qendrës për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq në një prononcim për media, ka deklaruar se Serbia do të duhet të përgjigjet shumë shpejt se ku janë trupat e shqiptarëve të vrarë në Beleg, ku janë trupat e të vrarëve të mbetur në fshatin Kraljanë, trupat e të vrarëve të mbetur në Izbicë, e vende tjera, raporton “Kosovo Insights”.
“Në lidhje me gjykimet e Thaçit dhe komandantëve të tjerë të UÇK-së, Serbia do të duhet të përgjigjet shumë shpejt se ku janë trupat e shqiptarëve të vrarë në Beleg, ku janë trupat e të vrarëve të mbetur në fshatin Kraljane, trupat e të vrarëve të mbetur në Izbicë”, ka potencuar Kandiq.
Sipas Kandiqit, ka indikacione serioze se prokuroria, për shkak të mungesës së provave të besueshme, nuk u morr me “Shtëpinë e Verdhë dhe heqjen e organeve njerëzore, por u fokusua te vrasjet e shqiptarëve, romëve dhe serbëve.//Kosovo Insights