Ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes serbe e bombarduar nga NATO do të rinovohet me kerkesë të Grenellit

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç dhe kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC), Adam Boehler, nënshkruan marrëveshjen e përbashkët e menjëherë pas nënshkrimit u prezantua hapja e zyrave të DFC në Beograd.

Zyren në Beograd është emëruar për ta drejtuar amerikani John Jovanoviq që me prejardhje është nga Serbia.

I entuziazmuar Presidenti Vuçiq  pas nënshkrimit të marrëveshjes ka thënë se pas plot 140 viteve ka arritur të rikthejë bashkëpunimin ekonomik me SHBA-të.

 

Vuçiq ka pohuar se Grenell ka shprehur idenë për të rinovuar bashkërisht Shtabin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila është e dëmtuar që nga bombardimet e NATO-s “natyrisht duke ruajtur format historike dhe arkitektonike, në përputhje me faktin se ndërtesa është nën mbrojtjen e shtetit dhe qytetit”.

Emisari Grenell pas takimit ka deklaruar se SHBA dhe Presidenti Trump do të përmbushin premtimet ndaj Serbisë dhe Presidentit Vuçiq pikë për pikë.//KosovoInsights