Në Klinikën infektive rritet numri i pacientëve

Rritet numri i personave në Klinikën infektive. Sot 21 pacientë po trajtohen në këtë klinikë.

13 nga të cilët janë pozitivë në COVID-19, ka bërë të ditur për infektologia Vera Berisha Ndrejaj.

“Nga këta pacientë, 13 janë pozitivë në COVID-19 dhe 5 janë negativë, por që po e vazhdojnë trajtimin”, ka thënë Berisha-Ndrejaj.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se nga të 21-t, 5 ndodhen në oksigjeno terapi, derisa një 52-vjeçare nga Rahoveci vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

“Ajo ka edhe sëmundje tjera shoqëruese”, ka shtuar Berisha-Ndrejaj.

Berisha-Ndrejaj ka thënë se si pasojë e shtimit të lëvizjes së qytetarëve, është shtuar edhe numri i pacientëve në këtë klinikë./Burimi Koha .net