Në shenjë pakënaqësie me masat e fundit, sot protestohet para Qeverisë së Kosovës

Sot duke filluar nga ora 11:00, para objektit të Qeverisë së Kosovë pritet të ketë protestë në shenjë pakënaqësie me masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, shkruan “Kosova Insights”.

Protesta është thirrur nga një profil në Facebook, me emrin “Zëri i Popullit“, derisa vendi i protestës do jetë në Sheshin Skëndërbe në Prishtinë, para ndërtesës së Qeverisë.

Në vijim mund t’i lexoni, pikat e protestës:

📢 JO ORË POLICORE

📢 PAKËNAQËSITË E SHUMTA ME QEVERISJE DHE MASAT E NDËRMARRA KUNDËR COVID 19.

📢 MOS OFRIMI I NDIHMAVE MATERIALE E FINANCIARE PËR POPULLIN GJATË PANDEMISË.

📢 KTHIMIN E SHIFRËS PREJ MBI 2 MILION EURO TË VJEDHURA NGA THESARI I SHTETIT (ULTIMATUM 48 ORË – TË PARAQITEN DOKUMENTE & KRYESIT E AKTIT TË TURPSHËM TË VIHEN PARA DREJTËSISË.

📢 DORËHEQJA E ARMEND ZEMAJT NGA POZITA E MINISTRIT TË SHËNDETËSISË, POZITË E CILA NUK I TAKON ME PROFESION.

⚠️ NËSE KËTO PIKA NUK ZBATOHEN NGA DATA 13 NËNTOR 2020, PROTESTA DO TË MARRË PËRMASA TË TJERA.

🛑 Pjesëmarrësit në protestë duhet të jenë me maska.

🛑 Protesta është e drejtë qytetare, e drejta për protestë mbrohet me ligj, andaj nuk kemi nevojë të lajmrojmë askënd!

🛑 JU LUTEM KRIJONI PANKARTA ME MBISHKRIME & MERRNI ME VETE!

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Pika 3 Neni 43 [Liria e Tubimit]

Liria e tubimit paqësor është e garantuar. Secili person gëzon të drejtën për të organizuar tubime, protesta dhe demonstrata, si dhe të drejtën për të marrë pjesë në to. Këto të drejta mund të kufizohen me ligj, nëse është e domosdoshme për të siguruar rendin publik, shëndetin publik, sigurinë kombëtare, ose mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve.//KosovoInsights