Nënkryetarja e Kuvendit Nagavci priti në takim një delegacion nga Zvicra

Nënkryetarja e Kuvendit Albërie Nagavci ka pritur sot delegacionin parlamentarë zviceran të kryesuar nga Presidentja e Këshillit Kombëtar Zviceran, Znj. Isabelle Moret dhe delegacionin e përbërë nga z. Mauro Tuena, Nënkryetar Komisionit të Politikës së Sigurisë të Këshillit Kombëtar, z. Joachim Tomaschett, zëvendës Shef i Sektorit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Multilingualizmit, dhe znj. Sara Guerra, Sekretare e Delegacionit, shkruan “Kosovo Insights”.

“Në prani edhe të ambasadorit zvicran Z. Thomas Kolly dhe zëvendës Ambasadores, znj. Pauline Menthonnex Gacaferri i urova mirëseardhje delegacionit nga Zvicra në funksion të forcimit të marrëdhënieve bilaterale në mes të dy vendeve dhe ndarjen e përvojave për shumë nga çështjet e përbashkëta”, ka shkruar Nagavci.

Zvicra është një shtet mik i Kosovës, që ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë Kosovën në shumë fusha. Demokracia zvicerane, zhvillimi dhe shteti i së drejtës janë model i përbotshëm, nga i cili Kosova dhe institucionet e saj mund të marrin shembull.

Postimi i plotë:

Sot, pata kënaqësinë që në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës të pres delegacionin parlamentarë zviceran të kryesuar nga Presidentja e Këshillit Kombëtar Zviceran, Znj. Isabelle Moret dhe delegacionin e përbërë nga z. Mauro Tuena, Nënkryetar Komisionit të Politikës së Sigurisë të Këshillit Kombëtar, z. Joachim Tomaschett, zëvendës Shef i Sektorit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Multilingualizmit, dhe znj. Sara Guerra, Sekretare e Delegacionit.
Delegacioni po zhvillon një vizitë të nivelit të lartë parlamentar në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit midis dy vendeve tona.
Zvicra është një shtet mik i Kosovës, që ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë Kosovën në shumë fusha. Demokracia zvicerane, zhvillimi dhe shteti i së drejtës janë model i përbotshëm, nga i cili Kosova dhe institucionet e saj mund të marrin shembull. Në prani edhe të ambasadorit zvicran Z. Thomas Kolly dhe zëvendës Ambasadores, znj. Pauline Menthonnex Gacaferri i urova mirëseardhje delegacionit nga Zvicra në funksion të forcimit të marrëdhënieve bilaterale në mes të dy vendeve dhe ndarjen e përvojave për shumë nga çështjet e përbashkëta.//Kosovo Insights