Nëse vini nga këto shtete në Kosovë ju duhet PCR testi ose që të vet-izoloheni

Sipas njoftimit të Qendrës kombëtare për menaxhimin kufitar nese nuk jeni shtetas i Republikës së Kosovës dhe udhëtoni në Kosovë nga këto shtete: Gjermania, Danimarka, Qipro ,Sllovakia, Spanja , Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Sllovakia, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtershtajni dhe Portugalia duhet që të posedoni PCR test negativ ose të vet-izoloheni për një javë.

Shtetet të cilat aktualisht Republika e Kosovës i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me Covid19 janë: Gjermania, Danimarka, Qipro, Sllovakia, Spanja , Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Sllovakia, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtershtajni dhe Portugalia.

Njoftimi i Qendrës kombëtare për menaxhimin e kufijve thotë: Të gjithë qytetarët që jetojnë në këto shtete për të hyrë në Republiken e Kosovës duhet të posedojnë testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë ose duhet të qendrojnë 7 ditë në vet-izolim.