Nesër protesta e shumëpritur para Qeverisë së Kosovës

FOTO

Nesër me datë 12.05.2020, do të mbahet një protestë e organizuar nga shoqëria civile. Protesta do të mbahet në sheshin Skënderbeu prej orës 17:00. 

Kosovo Insights nga burime të saja brenda shoqërisë civile ka mësuar se nësër do të mbahet një protestë e thirrur për qytetarët e vendit. Qëllimi i protestës është që të ndalet grabitja e pushtetit që po tentohet të bëhet nga partitë që humbën në zgjedhjet e 6 Tetorit në Kosovë.

Pas rrëzimit të Qeverisë, Presidenti Thaci kishte menjanuar fituesin e zgjedhjeve të 6 Tetorit, Lëvizjen Vetëvendosje, duke dekretuar për kryeministër të vendit Avdullah Hotin që vjen nga LDK-ja, parti kjo që i humbi zgjedhjet duke dalë e dyta në zgjedhjet e 6 Tetorit. Tani kjo parti po tenton të krijojë një koalicion me AAK, Nismën dhe Listën Serbe.

Por kjo është kundërshtuar nga partia më e madhe në vend Lëvizja Vetëvendosje, pasiqë për formimin e Qeverisë ata kishin thënë se nuk e kanë refuzuar dhënien e emrit të mandatarit, duke thënë se vendi duhej të shkonte në zgjedhje pas pandemisë.

Së fundmi kryeministri Kurti kishte thënë se data më e përshtatshme për të shkuar në zgjedhje është 14 Qershori.

Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese dekretin e Presidentit Thaci, duke thënë se ky dekret dhe veprimet e presidentit janë Anti-Kushtetuese. – shkruan Kosovo Insight.

Gjykata Kushtetuese lidhur me këtë cështje pritet të marrë vendim më 29 Maj.

Shoqëria Civile ka ftuar qytetarët që nesër nga ora 17:00 t’i bashkangjiten kësaj proteste e cila do të zgjatë rreth 1 orë. //KosovoInsights.