Nga 700 qytetarë të rikthyer vetëm 3 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, përmes një konference për media ka thënë se nga karantina në Qendrën e Studentëve kanë rezultuar pozitiv vetëm 3 persona.Sipas tij kjo ka treguar se menaxhimi dhe kthimi i qytetarëve në këtë formë ka qenë i suksesshëm.


“Nga 700 të kthyer në karantinë vetëm 3 kanë rezultuar pozitiv dhe nuk kanë infektuar të tjerë”, tha Abdixhiku.
Ndër të tjera ai tha se gjatë ditës së djeshme kanë kthyer 106 qytetarë nga Zvicra, ndërsa do të kthehen edhe 150 nga Turqia, të cilët kanë qenë atje për shërim.Abdixhiku ka thënë po ashtu se gjatë javës janë të planifikuara edhe tri fluturime për kthimin e 50 qytetarëve nga Gjermania, 15 studentëve nga Cekia dhe Polonia si dhe një punëtor do të kthehet nga Libia.

Tutje Abdixhiku ka thënë se shpreson se gjatë javës do të realizohet edhe fluturimi më I vecantë nga ShBA me 100 qytetarë, dhe sipas tij nëse do të realizohet ky fluturim, atëherë Kosova do të kishte numrin e fluturimeve të realizuara në 10.Po ashtu, Abdixhiku ka thënë se të gjitha kthimet e qytetarëve varen nga hapësirat e karantinës që ka Kosova.“Unë kam kërkuar nga kryeministria dhe institucionet të shtojnë vendet në karantinë, por me rekomandimin e MSh këto kthime duhet të jenë të kontrolluara”, ka shtuar ai.