Nga e hëna, fillon faza e dytë e lirimit të masave

Kryeministri në detyrë Albin Kurti në facebook ka bërë të ditur që nga dita e hënë, 18 maj 2020, vendi do të hyjë në Fazën 2 të lirimit të masave.

Kjo sipas Kurtit do të thotë hapje më të madhe të ekonomisë dhe rrjedhimisht edhe lëvizje të shtuar të qytetarëve.

Lista e bizneseve që do të fillojnë punën të hënën:

1. Floktarët dhe sallonet e ondulimit
2. Stomatologët dhe fizioterapeutët
3. Tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër
4. Gastronomia (merre-me-vete, take away)
5. Transporti hekurudhor
6. Transporti urban dhe ndër-urban (me leje të veçanta)
7. Qendrat e thirrjeve telefonike (me lista të stafit esencial), si dhe
8. Hapja e galerive dhe muzeve.

Do të lejohet dalja dy herë në ditë nga dy orë, sipas shifrës së parafundit në numrin personal të letërnjoftimit.

Postimi i plotë i Kurtit: