Nga Haga në Vetëvendosje telefonon Rexhep Selimi

Përmes një postimi në Facebook, Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se sot kanë pranuar një telefonatë nga Shefi i GP Rexhep Selimi, shkruan “Kosova Insights”.

“Ashtu siç jemi krenarë për luftën çlirimtare të tij. 10-shi, na telefonoi, na pyeti për seancën që po mbahet sot dhe ju bëri të fala të gjithëve, deputetëve e stafit”, ka shkruar Rrustemi.

Ky është postimi i plotë:

Porsa e pranuam një thirrje të veçantë telefonike nga një person i dashur për ne, i cili po na bënë krenarë me qëndrimin dinjitoz para gjykatës së padrejtë në Hagë, ashtu siç jemi krenarë për luftën çlirimtare të tij. 10-shi, na telefonoi, na pyeti për seancën që po mbahet sot dhe ju bëri të fala të gjithëve, deputetëve e stafit.//KosovoInsights