Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e ri të qarkullimit të qytetarëve në Kosovë, që do të jetë i vlefshëm nga data 27 prill deri më 30 prill.
Lëvizja e qytetarëve sipas masave të Ministrisë së Shëndetësisë kundër përhapjes së COVID-19, të datës 15 prill, do të bëhet vetëm një herë në ditë për 90 minuta në përputhje me shifrën e parafundit të numrit personal.
Këto masa do të jenë në fuqi të paktën deri më datën 4 maj.
Qytetarët me numrin e parafundit do lëvizin sipas orarit në vijim:
0 dhe 1 – 07:00 – 8:30
2 – 09:00 – 10:30
3 – 11:00 – 12:30
4 – 13:00 – 14:30
5 dhe 6 – 15:00 – 16:30
7 – 17:00 – 18:30
8 – 19:00 – 20:30
9 – 21:00 – 22:30