Nga tërmeti në Turqi dhe Greqi, raportohet për mbi 20 të vdekur

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit në 17 ndërtesa të shembura, janë duke vazhduar në Izmir.

Për së paku 20 të vdekur, u raportua në Turqi, derisa dy njerëz vdiqën në ishullin grek të Samos dhe 19 u plagosën.

 

Sipas dëshmitarëve, me të ndodhur tërmeti, njerëzit vrapuan në rrugë në panik në qytetin bregdetar të Izmirit. Disa lagje u mbushën me ujë deti, i cili shkaktoi përmbytje.

Kryetari i Izmirit, Tunc Soyer, tha se rreth 20 ndërtesa janë rrëzuar në provincë. Guvernatori i Izmirit tha se 70 vetë ishin shpëtuar nga rrënojat.

“Për fat të keq, katër nga shtetasit tanë humbën jetën gjatë tërmetit”, shkroi më herët në rrjetin social Twitter, ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca.

Lëkundja raportohet të ketë shkaktuar një cunami të vogël në portin e Samos.

Ismail Yetiskin, kryetari i Bashkisë së Izmirit Seferihisar, tha se nivelet e detit u rritën si rezultat i tërmetit. “Duket se ka një cunami të vogël”, i tha ai transmetuesit NTV.

Banorëve të ishullit grek të Samos, i cili ka një popullsi prej rreth 45.000, iu kërkua të qëndronin larg zonave bregdetare, ka thënë për Skai T, Eftyhmios Lekkas, kreu i organizatës greke për planifikimin anti-sizmik, raporton Reuters .”Ishte një tërmet shumë i fuqishëm”, tha Lekkas.

Organi për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë tha se tërmeti i së premtes kishte një magnitudë 6.6 të shkallës të Rihterit.

 

Kujtojmë se në tërmet i fuqishëm goditi të premten Detin Egje midis bregdetit turk dhe ishullit grek të Samos, duke vrarë të paktën 22 njerëz dhe duke plagosur mbi 700 të tjerë, si dhe duke shembur shumë ndërtesa, thanë zyrtarët.