Ngjela: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese sukses i madh për shqiptarët

Spartak Ngjela, avokat nga Shqipëria, për Ora News komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për dekretin e Presidentit Hashim Thaçi.

Ai tha se Gjykata Kushtetuese në situata të tilla mund të krijoj destibilizime të madha mirëpo vendimi për pezullim i Gj. K. qetësoi situatën në vend. Ngjela më pas përmendi ngjarjet e vitit 97 dhe rolin të cilin e luajti Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë duke mos e anuluar zgjedhjet e vitit 1996.

Gjykata Kushtetuese në Kosovë hapi një hulli të re në historinë e Shqipërisë në funksion të së drejtës , shtoi ai. Duke aluduar edhe në shkelje të mundshme të kushtetutës nga ana e Presidentit Hashim Thaçi me këtë dekret gjë për të cilën Ngjela tha se duhet të mbahet përgjegjës nëse nuk e tërheqë dhe ta pranoj gabimin. – shkruan Kosvo Insights.

Më tej për rastin e Behxhet Pacollit ai duke komentuar veprimet e fundit të Thaçit dhe Pacollit, u shpreh i qartë se ligji nuk e lejonte të hynte në Kosovë pa u karantinuar dhe se deputeti nga radhët e AKR-së nuk ka personalitet prandaj tha ai që nuk i besoj aspak deklaratave të tij që kinse ishte i kërcënuar nga Albin Kurti.

Ngjela foli edhe për rolin e Beogradit në destabilitetin e Kosovës si dhe për arsyet se pse u rrëzua qeveria e Kurtit, të cilën ai e quajti qeveri stabile për të cilën u interesuan ta rrëzojnë ata që kanë keqpërdoruar me pushtet.

Intervista e plotë e avokatit Spartak Ngjela dhënë për Ora  News Tv:

//KosovoInsights