Nis fushata në mbrojtje të Qeverisë Kurti e për zgjedhje të reja

FOTO LAJM

Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë filluar të organizohen përsëri. Në redaksinë e KosovoInsights kanë ardhur disa foto me të cilat tregohet organizimi në disa lagje të Prishtinë.

Qytetarët në disa lagje të kryeqytetit kanë filluar të vendosin në ballkonet e tyre qarshafë me mbishkrimet “Zgjedhje në Qershor”, “51”, “Albin jemi me ty”. Në këtë mënyrë ata janë solidarizuar dhe kanë dalë në mbështetje të Qeverisë së udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti.

Qytetarët e Republikës së Kosovës me vetiniciativë kanë filluar këtë aksion i cili pritet të mbështetet edhe nga të tjerët. Ata në këtë formë kanë kundërshtuar rrëzimin e Qeverisë dhe tendencën për tu krijuar një Qeveri e re pa Lëvizjen Vetëvendosje!

Kësaj iniciative i është bashkuar edhe reperi i mirënjohur BimBimma. Ai në profilin e tij në Facebook ka postuar një foto ku shihet duke e vendosur një parullë në të cilën shkruhet “Zgjedhje të reja”.

“Edhe sa? Kena m’i pâsë syt’ çelë po nuk kena me pâ? Çu!” është shprehur reperi.

LDK ka mandatuar për kryeministër Avdullah Hotin, kurse, Presidenti i vendit i ka dërguar letër LDK-së për mandatimin e Qeverisë. Kjo letër ende nuk është bërë publike edhe pse është kërkuar nga zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje një gjë e tillë. Gjithashtu, zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe në Komisionin e Venecias çfarëdo përpjekje të z. Thaçi për ta anashkaluar Lëvizjen Vetëvendosje si subjekti i parë politik në vend, duke i dhënë mandatin një parite tjetër. //KosovoInsights