Arsyet e shkarkimit të Bedri Istrefit

Kontrata e dëmshme mes Telekomit dhe Kompanisë nga Shqipëria

Ndërmarrja publike “Telekomi” ishte ndër ndërmarrjet më fitimprurëse të Kosovës. Mirëpo brenda pak vitesh kjo ndërmarrje u gjend buzë falimentimit si shkak i korrupsionit dhe keqmenaxhimit.

Kryeshefët ekzekutiv që kanë qenë deri më tani kanë pasur rrogën më të lartë në Republikën e Kosovës. Kryeshefët e deritanishëm kishin rrogë që sillej në vlerën e 5180 eurove, apo sa afërsisht do të mund të paguheshin 25 punëtorë në Kosovë.

Bordi i Përkohshëm i Telekomit para 2 ditësh vendosi të shkarkoj, Kryeshefin Ekzekutiv të kësaj ndërmarrje, për shkak të keqmenaxhimit dhe lidhjes së kontratave të dëmshme për ndërmarrjen, me kompani të vogla jashtë vendit.

Një ndër kontratat e dëmshme është edhe ajo që Bedri Istrefi i “Telekomit” kishte bërë me AdvanTech një kompani e vogël nga Tirana, e regjistruar në Kosovë në fund të vitit 2018.

Qëllimi i kësaj kontrate të dëmshme (siguruar nga Gazeta inFokus) ishte ndërtimi i një shërbimi të ri ipTV, pavarësisht që Telekomi i Kosovës posedon një të tillë, Megjithatë, 60% e fitimeve do t’i shkonin Kompanisë në fjalë, kurse, vetëm 40 % e fitimit do të mbetej për Telekomin.

Kjo kontratë ishte edhe ndër arsyet e shumta të shkarkimit të Bedri Istrefit, i cili ka ka deklaruar se do ngrisë kallëzim penal ndaj Bordit të Përkohshëm dhe Ministres, Rozeta Hajdari.
//KosovoInsights

*Kontrata me AdvanTech dhe Telekom

*Shërbimet që ofron Telekomi