[the_ad_group id="1455"]

Një zyrtar del pozitiv me COVID-19 në kabinetin e Agim Veliut

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se një zyrtar i saj, ka dalur pozitiv me COVID-19

MPB-ja njofton gjithashtu se të gjithë kontaktet me të infektuarin janē vetizoluar

Ju njoftojmë se Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë të gjitha masat në përputhje me udhëzimet e IKSHP-së, duke testuar të gjithë stafin e kabinetit, si dhe të gjithë stafin civil të MPB-së të cilët kanë pasur kontakt me zyrtarin në fjalë. Ministria e Punëve të Brendshme ju siguron se pas marrjes së rezultateve të këtyre testeve do të veprojë në përputhje me të gjitha udhëzimet e IKSHP-së, që të parandalohet përhapja e virusit edhe tek zyrtarët tjerë të MPB-së.”, thuhet në komunikatë.

[the_ad id="6886"]