Numërimi i votave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon, deri tani po kryeson Biden

Numërimi i votave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po vazhdon, derisa deri tani kryeson kandidati demokrat, Joe Biden.

 

Biden ka fituar në Minnesota, shtet i cili ka 10 vota elektorale, ndërsa presidenti Donald Trump shënoi një fitore të rëndësishme në Florida. Florida ka 29 vota elektorale.

Aktualisht Biden kryeson me 215 vota elektorale, ndërsa Trump ka 165 vota elektorale.

Ndërkohë po numërohen vota në shtete deçizive të cilët do të përcaktojnë fituesin.//KosovoInsights