Numërimi vazhdon: Joe Biden shumë afër fitores, po e deklason Trump-in

Pas parashikimeve për fitoren e Kandidatit demokrat, Joe Biden, në Miçigen dhe Uiskonsin, numërimi i votave po vazhdon në disa shtete tjera, duke e lënë të “pezull” rezultatin final.

Biden falë 16 votave elektorale të Miçigenit dhe 10 të Uiskonsinit , ka gjithsej 253 vota elektorale, derisa presidentit Trump mbetet prapa 214 vota elektorale.

Derisa fitimet në Arizona dhe Nevada, do t’i jepnin Joe Bidenit edhe 270 votat e nevojshme.

Kujtojmë se Trump, i fitoi të dyja këto shtete në vitin 2016, derisa këtë vit u mposht nga Biden.

Megjithatë Trump, ka deklaruar se do të kërkojë rinumërim të votave në disa qarqe të Uiskonsinit, ku Biden kryeson me 49.6 për qind, kundrejt Trumpit me 48.9 për qind.

“Pas një nate të gjatë të numërimit, është e qartë se do të fitojmë shtete të mjaftueshme, për të arritur 270 votat elektorale, të nevojshme për të fituar presidencën”, ka deklaruar Biden.

“Nuk jam këtu për të deklaruar se kemi fituar, por jam këtu për të raportuar se kur numërimi të përfundojë, ne besojmë se do të jemi fituesit”, shtoi ish-zëvendëspresidenti 77-vjeçar, Joe Biden.

Ndërkohë, Xhorxhia dhe Pensilvania janë dy shtete të tjera që aktualisht po vëzhgohen nga afër dhe po vazhdon numërimin e votave.//KosovoInsights