Numërohen 91% e votave në Serbi, Vuçiq prin bindshëm

Deri në orën 23:30 në Serbi janë numëruar 91,10 për qind e votave nga zgjedhjet parlamentare.

Sipas këtyre votave, partia e Aleksandar Vuçiqit, Partia Përparimtare Serbe (SNS) ka fituar 62,60 për qind. E dyta vazhdon të jetë Partia Socialiste e Serbisë (SPS) e ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq me 10,90 për qind, raportojnë mediat serbe.

Ndërsa, Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar ka fituar 0.90 për qind.

Sipas rezultatit të deritanishëm, në Kuvendin e Serbisë partia e Vuçiqit do të ketë 194 deputetë, ajo e Daçiqit 33 deputetë, ndërsa e shqiptarëve vetëm dy deputetë.