Numri i fundit i të shëruarve

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në një status në rrjetin social Facebook konfirmon se sot janë shëruar 17 qytetarë me Covid-19, ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv.

Postimi i plotë i ministrit Vitia:

Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët. Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët.

Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Ju falemnderit për besimin, bashkëpunimin e solidaritetin!

Faleminderit personelit shëndetësor, policëve, zjarrëfiksëve, kryetarëve të komunave, administratës, pastruesëve dhe të gjithëve të angazhuar në këtë betejë të përbashkët!

Vazhdojmë së bashku, me kujdes dhe vëmendje! Na ndiqni në Facebook për informacione të rregullta.