Nushi: Qeveri me standarde të dyfishta

Në një konferencë për media Nol Nushi anëtar i kryesisë së PSD-së, ka folur për gjendjen e krijuar në vend, ai pat akuza të shumta për Qeverinë në detyrë.

“Cenimi i lirisë përmes po bëhet përmes karantinimit, po shkelet demokracia dhe shteti i Kosovës po futet në listën e vendeve që i shkelin të drejtat e njeriut”. – tha Nushi.

Gjithashtu sipas tij disa persona te afërt me pushtetin qeveritar janë liruar, ndërsa të tjerët janë privuar padrejtësisht nga liria.

Për masat e Qeverisë, Nushi shtoi se Qeveria e ka pasur fokusin te numrat se sa të shëruar po dalin qëllimshëm duke ja lënë në dorë “pataten e nxehtë” të krizës ekonomike pushtetitin që do të vie.
Kjo rënie ekononike sipas Nushit do ta godas Kosovën pasi që këtë e thojnë organizitat botërore dhe qeveria pasi që vet ajo foli për recesionin pas pandemisë.

Ai shtoi se pakoja ekonomike e Qerverisë në detyrë është padobishme, minimale dhe me qasje konzervatore ekonomike, Nushi propozoi që Qeveria duhet t’i mbledhe të gjithë për një plan të rimëkëmbjes ekonomike që të frenohet rënia e saj.//Kosovoinsights