Opozita nuk ia voton Qeverisë Ligjin për Rimëkëmbjen

Sa i përket ligjit për rimëkëmbjen, Opozita ka bërë të ditur se nuk kanë ndryshuar qëndrim.

LVV’ja, por edhe PDK’ja, nuk do të votojnë këtë pako as në seancën e sotme.

“Ne vazhdojmë të kemi qëndrimin e njëjtë, ne vazhdojmë të ruajmë shtetin, ne vazhdojmë ta mbajmë qëndrimin e njëjtë, ne mendojmë që zgjidhja duhet të bëhet ndryshe, shembullin e kanë”, ka deklaruar Deputeti i LVV’së Hekuran Murati.//KosovoInsights