Pacolli: Nuk mund më të financojmë luksin e të korruptuarve e kriminelëve, na duhen spitale për t’i shëruar qytetarët tanë

Pas vdekjes së 24 vjeçares nga Ferizaj që vdiq nga leukimia, përmes një postimi në llogarinë e saj sociale ka reaguar edhe deputetja Fitore Pacolli, e cila ka shkruar se 5 milionë përmes tenderit i ndahen ministrit…kur ministrat/ish-minstrat e vip-at tjerë politik sëmuren shteti ka para për ta, e për Valentinën kishte vetëm 30 mijë euro, shkruan “Kosovo Insights”.

“2 milionë euro avullohen nga arka e shtetit…5 milionë përmes tenderit i ndahen ministrit…kur ministrat/ish-minstrat e vip-at tjerë politik sëmuren shteti ka para për ta…
Për Valentinën kishte vetëm 30 mijë euro por për shërimin e saj duheshin 300 mijë. Dje, Valentina, 24 vjeç, vdiç nga leukemia”, ka shkruar Pacolli.
Ajo ka kërkuar të investohet në spitale, pajisje, barna e mjekë për të shëruar qytetarët tanë.

“Nuk shkon më kështu. Nuk është e pranueshme disa të bëhen milionerë e shumë fëmijë e të rinj të na vdesin nga sëmundje të shërueshme.
Nuk na duhen më autostrada, na duhen spitale, pajisje, barna e mjekë për të shëruar qytetarët tonë.
Nuk mund më të financojmë luksin e të korruptuarve e kriminelëve, të paguajmë për veturat e tyre milionshe e pushimet ekstavagante”, ka theksuar Pacolli.

Postimi i plotë:

2 milionë euro avullohen nga arka e shtetit…5 milionë përmes tenderit i ndahen ministrit…kur ministrat/ish-minstrat e vip-at tjerë politik sëmuren shteti ka para për ta…
Për Valentinën kishte vetëm 30 mijë euro por për shërimin e saj duheshin 300 mijë. Dje, Valentina, 24 vjeç, vdiç nga leukemia.
Leukemia dhe shumë sëmundje tjera mund të shërohet por në Kosovë shumë fëmijë e të rinj po vdesin nga sëmundje të shërueshme.
Fotografitë e Valentinës i kemi parë të gjithë në sheshin e Prishtinës siç i kemi parë edhe fotografitë e shumë fëmijëve e të rinjve tjerë nëpër sheshet e qyteteve tona. Rrjetet sociale janë mbushur me kërkesa e lutje për ndihmë. Ka edhe shumë të tjerë që zgjedhin të mos kërkojnë ndihmë publikisht.
Dje shumë qytetarë me dërguan linkun ku po kërkohet ndihmë për një djalë të ri, Egzon Sadiku, që vuan nga tumori në gju (https://de.gofundme.com/f/xebrb-apel-per-ndihme…)
Kërkesa tjera do të shtohen.
Qytetarët zemërmirë do të ndihmojnë aq sa munden por nuk do të arrijnë të mbledhin aq sa kërkohet për të shëruar secilin. Nga arka e shtetit ndahen shuma minimale sepse shumat e mëdha vidhen. Miliona investohen në autostrada e projekte që janë të janë të destinuara të dështojnë.
Nuk shkon më kështu. Nuk është e pranueshme disa të bëhen milionerë e shumë fëmijë e të rinj të na vdesin nga sëmundje të shërueshme.
Nuk na duhen më autostrada, na duhen spitale, pajisje, barna e mjekë për të shëruar qytetarët tonë.
Nuk mund më të financojmë luksin e të korruptuarve e kriminelëve, të paguajmë për veturat e tyre milionshe e pushimet ekstavagante.
Nuk shkon më kështu.//Kosovo Insights