Pacolli për Haradinajn: Ministre me tru peshku, harron t’i përdorë edhe simbolet shtetërore

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, deputetja Fitore Pacolli ka goditur ministren Meliza Haradinaj – Stubllen, e cila sipas saj është ministre me tru peshku, dhe ka harruar se nga dita e parë që kur ka marr postin e deri më dje nuk ka bërë as edhe një përpjekje të vetme që shteti i Kosovës të përfaqësohet me fjalën Republikë dhe me simbolet shtetërore, shkruan “Kosovo Insights”.

Pacolli ia ka bërë me dije Haradinaj-Stublles, se ajo si udhëheqëse e Komisionit të Përhershëm të organizatës rajonale South-East European Cooperation Process në takimin e qershorit të këtij viti, gjatë kryesimit të Kosovës, në të gjitha dokumentet, përkundër kundërshtimeve nga disa shtete mosnjohëse, kam vendosur fjalën Republikë dhe Simbolet Shtetërore dhe me konsensus të plotë këto dokumente janë votuar nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

“Si udhëheqëse e Komisionit të Përhershëm të organizatës rajonale South-East European Cooperation Process në takimin e qershorit të këtij viti, gjatë kryesimit të Kosovës, në të gjitha dokumentet, përkundër kundërshtimeve nga disa shtete mosnjohëse, kam vendosur fjalën REPUBLIKË dhe SIMBOLET SHTETËRORE dhe me konsensus të plotë këto dokumente janë votuar nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse”, ka shkruar Pacolli.

SIMBOLET, SHTETI DHE MINISTRJA ME TRU PESHKU

Është interesant me këtë sojin e ministrave që kemi. Harrojnë shumë shpejtë atë që bëjnë dhe atë që thonë. Ministrja me tru peshku paska harruar se nga dita e parë që kur ka marr postin e deri më dje nuk ka bërë as edhe një përpjekje të vetme që shteti i Kosovës të përfaqësohet me fjalën Republikë dhe me simbolet shtetërore.
Ministrja kishte një rast shumë të mirë për të cilën ne ia mundësuam por ajo ka refuzuar ta shfrytëzoj.

Si udhëheqëse e Komisionit të Përhershëm të organizatës rajonale South-East European Cooperation Process në takimin e qershorit të këtij viti, gjatë kryesimit të Kosovës, në të gjitha dokumentet, përkundër kundërshtimeve nga disa shtete mosnjohëse, kam vendosur fjalën REPUBLIKË dhe SIMBOLET SHTETËRORE dhe me konsensus të plotë këto dokumente janë votuar nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse. E njëjta është përsëritur nga kryetarja e Kuvendit edhe në nivelin e Kryetarëve të Parlamenteve. Por, ndryshe nga ne ka vepruar Ministrja me tru peshku. Ajo NUK ka përfshirë fjalën REPUBLIKË e as SIMBOLET SHTETËRORE në asnjë dokument që kishte përgatitur si nikoqire e takimit.

Por, sot Ministres se ç’i paska shkrepur në mendje se shteti po u dashka të përfaqësohet me fjalën Republikë e simbole shtetërore. Eh, po mos e merrni seriozisht se kështu e ka kjo me të shkrepura. Nesër, Ministrja me tru peshku harron çfarë ka thënë e çfarë ka bërë.//Kosovo Insights