Pacolli: Presidenti mund të ketë probleme mendore

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se Presidenti mund të ketë probleme mendore. Ajo në emisionin televiziv DPT Te Fidani, është shprehur se Presidenti e ka shkelur protokollin shtetëror.

“Presidenti mund të ketë edhe probleme mendore” ka thënë ajo pas deklaratave kërcënuese të Presidentit drejtuar Sveçlës dhe Kryemnistrit në detyrë z. Kurti.

Gjithashtu, ajo ka deklaruar se “Presidenti e shkeli protokollin e shtetit dhe raporti i policisë thotë se është ulë në ulësen e parë gjë që nuk duhet të ndodhë”. – shkruan Kosovo Insights.

Ajo ka thënë se gjuha e Presidentit gjithmonë ka qenë e njëjtë “Ai na quan bandë kriminale dhe ka tentuar të na quaj edhe organizatë terroriste, sa herë që VV është angazhuar për mbrojtjen e shtetit dhe me i ndalë marrëveshjet e dëmshme.” Pacolli gjithashtu është shprehur se Presidenti duhet të ketë një gjuhë të matur, nëse e konsideron veten President të vendit, duhet të trajtoj njëjtë të gjithë partitë politike.

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka folur edhe për rastin e deputetit Behgjet Pacolli duke thënë se Pacolli do t’i bënte nder vetës nëse do të thoshte se unë do të vij në Kosovë dhe do t’i respektoj rregullat e Qeverisë. Nuk mund të ketë trajtim ndryshe vetëm pse është deputet ka thënë ajo.

Kurse për rastin e deputetit Etem Arifi ajo ka thënë se duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese dhe ka mundet që vendimi për rrëzimin e Qeverisë të anulohet.

“Zyrtarët ligjor të Lëvizjes Vetëvendosje do t’i analizojnë të gjitha faktet lidhur me votimin e Etem Arifit dhe do t’i dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese. Kjo na jep kohë që të organizohemi si qytetarë edhe si Lëvizje për të ecur tutje për hapat që do t’i ndërmarrim”. ka thënë deputetja Pacolli.

//KosovoInsights