Fitore Pacolli: Presidenti Thaçi është në hall

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në Edicionin Special, emision në televizionin Klan Kosova u deklarua se Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi është në hall.

Presidenti sipas znj. Pacolli po akuzon vetëm Lëvizjen Vetëvendosje, pa fakte dhe argumente pas atyre akuzave.

Pacolli deklaroi se ai, duke aluduar në Presidentin Thaçi që tashme i ka në kontrollë të gjitha partitë tjera duke përfshirë këtu LDK-në, PDK-në, AAK-në, Nisman dhe AKR-në.

Qytetarët janë të vetëdijshëm çfarë mund ti bëje vendit ky president, ai mund edhe të nënshkruaj marrveshje të dëmshme, dalja e tij me Vuqiqin si dy politikan që mund ta sjellin paqen në ballkan nuk na bënë mirë, shtoi Pacolli.

Sipas Pacollit, Thaçi nuk determinon asnjë politikë më në Kosovë, është mommenti që ai ta lëshoj postin e presidentit sepse ka deshtuar si president, sepse më shumë po i shkakton dëme vendit sesa që po bën unifikim, duket aluduar për veprimin e Thaçit kur ftoi qytetarët për mosbindje të masave të Qeverisë. //KosovoInsights

Thaçi kërkon që Kurti përegjegjësi për vetvrasjen në qendrën studentore

Presidenti kërkon nga Qeveria t’i zhbllokoj institucionet e vendit