Para Dhomave të Specializuara në Hagë, sot paraqitet Kadri Veseli

????????????????????????????????????

Sot para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke filluar nga ora 15:00, do ta ketë paraqitjen e parë ish-kryetari i PDK-së Kadri Veseli, shkruan “Kosovo Insights”.

Ashtu si seanca e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, edhe seanca për Veselin do të jetë publike.

“Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij”, shkruhet në komunikatën për media.//Kosovo Insights