Para Gjyqtarit të Procedurës në Hagë Salih Mustafa nuk ka pranuar të deklarohet për fajësinë

Në seancën para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë, i akuzuari i Speciales, Salih Mustafa nuk ka pranuar që të deklarohet për fajësinë

Mustafës iu është deklaruar se për fajësinë mund të deklarohet në seancën e sotme, apo të vendos që këtë ta bëjë brenda 30 ditësh.

“Brenda 30 ditësh do të thirreni që të pranoni fajësinë apo të deklaroheni fajtorë, nëse doni mund të deklaroni menjëherë nëse pranoni fajësinë apo të deklaroheni i pafajshëm. Do të ju pyes, a keni pasur mundësinë që t’i diskutoni akuzat me avokatin tuaj”, kanë deklaruar nga Specialja.

Mustafa ka deklaruar se për fajësinë nuk do të deklarohet sot, pasi që iu duhet kohë për të diskutuar me avokatin.

‘Nuk do të deklarohem sot, do të konsultohem me avokatin”, ka thënë ai.

Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020.//KosovoInsights