Paralajmërohet mbyllja një javore e Prishtinës

Pas shtimit të rasteve në Kosovë me COVID-19, duke thyer rekord gjatë 24 orëve në Prishtinë, janë paralajmëruar masa të rrepta nga niveli qendror për ta vendosur kryeqytetin në zonë të kuqe, duke rekomanduar mbylljen një javore, shkruan “Kosova Insights”.

 

Niveli qendror ka vendosur Prishtinën në zonën e kuqe duke rekomanduar mbylljen një javore, derisa si arsyetim ka përdorur numrin aktiv të të infektuarve.

Duke marrë parasysh që Prishtina ka numrin më të madh të testeve, dhe numrin më të madh të banorëve atëherë duhet që matjet të bëhet me numrin e rasteve pozitive si përqindje e testeve.

Kujtojmë, se gjatë fundjavës bordi i kryesuar nga Dr. Lul Raka, kishte rekomanduar Ministrinë e Shëndetësisë që bazuar në shifrat e paraqitura të merr masa të reja.

“Me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, bordi Këshilldhënës propozon futjen e kritereve për vendosjen e masave kufizuese përpjestimore, varësisht nga normat e incidencës kumulative të rasteve me Covid-19 në nivelin komunal përbrenda një periudhe kohore prej 7 ditësh. Ky kriter ndërlidhet me numrin e rasteve të reja të infektimit, të regjistruara gjatë 7 ditëve të mëparshme, në raport me numrin e banorëve të komunës”, thuhej në raport.//KosovoInsights