Paralajmërohet protestë masive nga gastronomët e Kosovës

Pas masave të ndërrmara nga Qeveria, për mbylljen e lokaleve,  Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka protestuar sot me tenxhere e lugë, derisa për të Hënën ka thirrur protestë masive, raporton “Kosovo Insights”.

Petrit Kllokoqi, nga Shoqata e Gastronomëve, ka deklaruar se kjo protestë, do jetë masive

“Masat janë ashpërsuar tepër, ndërsa shpenzimet po vazhdojnë. Ne me këtë protestë vetëm e kemi paralajmëruar protesten e së hënës e cila do të jetë masive”, potencoi Kllokoqi për media.

Tutje, sipas tij, ata po kërkojnë pako të veçantë nga Qeveria e Kosovës, për t’ju dalur në ndihmë gastronomëve.//Kosovo Insights