Paraqitja e parë e Hashim Thaçit me aktakuzë për krime lufte para Gjykatës Speciale

Ish-presidenti Hashim Thaçi, me aktakuzë për krime lufte, dhe krime kundër njerëzimit është paraqitur në seancën e parë para Gjykatës Speciale, shkruan “Kosovo Insights”.

 

Tanimë ka nisur seanca e parë dëgjimore ndaj Presidentit Hashim Thaçi në Tribunalin Special.

Kujtojmë se Thaçi u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor, derisa aktakuza tij, ishte konfirmuar më 26 tetor 2020.

Thaçi më 5 nëntor, bashkë me Veselin e Selimin, u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.//Kosovo Insights