Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot në vendin tonë, pritet të mbizotërojë mot i ndryshueshëm, transmeton “Kosovo Insights”.
Temperaturat minimale, sipas IHK-së do të lëvizin prej -1 deri në 4 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin nga 5-14 gradë Celsius.
Parashikohet të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.
Gjithashtu në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të mëdha, sidomos në vlerat e maksimaleve, kurse temperaturat minimale parashihen të ulen diku në zero dhe -1 gradë Celsius.//Kosovo Insights