Parashikimi i motit për ditën e Hënë

Sipas IHK-së, gjatë pesë ditëve në vijim, do vazhdojë të mbizotërojë mot i ngjashëm sikur në fundjavë, derisa temperaturat maksimale do të sillen nga 12 deri 16 gradë Celcius, shkruan “Kosovo Insights”.

Situata aktuale meteorologjike, vijon si pasojë e masave anticiklonike të cilat mbesin të qëndrueshme mbi kontinentin e Evropës Juglindore.

Sipas Institutit, temperaturat do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i përendimit.//KosovoInsights